INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa flet shqip për ''Vogue'', tregon shprehjen më të përdorur në shtëpinë e saj

Dua Lipa flet shqip për ''Vogue'', tregon shprehjen më të përdorur në shtëpinë e saj

Publikuar më: 17:28 11-05-2022

Këngëtarja ndërkombëtarë me origjinë shqiptare Dua Lipa është në turneun e saj botërorë “Future Nostalgia. Së fundmi ajo ka qenë pjesë e intervistët “73 pyetje me Dua Lipën” të revistës së njohur “Vogue”. Dua Lipa ka folur gjatë intevistës për familjen e saj, jetën personale dhe atë profesionale. Ndër shumë pyetje ajo u pyet edhe për shprehjen më të përdorur në gjuhën shqip nga familja e saj.

“Çka ka me ngrënë”-, është shprehur në gjuhën shqipe këngëtarja dhe më pas i ka shpjeguar gazetarit se cili është kuptimi i saj në anglisht. Ajo u shpreh se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë dhe në familjen e saj gatuhen shumë ushqime tradicionale shqiptare. 

Nga ana tjetër, ajo ka rrëfyer se këngën e saj të parë e ka shkruar rreth moshës 4 ose 5 vjeçe për nënën e saj në gjuhën shqipe. Dua asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj, përkundrazi, në shumë intervista ajo ka folur edhe shqip.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643