INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa e ka mendjen të bëhet kunatë me Bella dhe Gigi Hadid, Isaac Carew përfundon në spital! Ja gjendja e tij [FOTO]

Dua Lipa e ka mendjen të bëhet kunatë me Bella dhe Gigi Hadid, Isaac Carew përfundon në spital! Ja gjendja e tij [FOTO]

Publikuar më: 13:56 19-06-2019

Tashmë në media është komentuar gjerë e gjatë ndarja dhe lidhja e vazhdueshme e Dua Lipës dhe të dashurit të saj Isaac Carew.

E megjithatë duket se këtë herë dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre dhe menjëherë në media qarkulloi lajmi se Dua i kishte hedhur sytë nga vëllai i supermodeleve Hadid. Anwar Hadid. 

Madje thuhet se në fakt Anwar dhe Dua njiheshin që më parë, por për shkak të lidhjes së Dua-s me Isaac, asgjë nuk ishte e qartë.

Nuk e dimë sesi e ka pritur këtë lajm Isaac, por shefi i njohur i kuzhinës nuk është aspak mirë.

Ai i është nënshtruar një operacioni që besojmë të jetë kryer në shtyllën kurrizore.

“Nuk dukem në formën time më të mirë! Operacioni doli me sukses! Një falenderim për infermieret. Drejt shërimit! Ndihem super. Do të njihem si Mbreti i Pilates nga kjo ditë. Faleminderit për mesazhet”, shkruan ai.

Nuk e dimë nëse Isaac ka marrë ndonjë mesazh nga Dua Lipa në këtë periudhë të vështirë, që duket se nuk po i ecën aspak pas ndarjes me këngëtaren!

srynjdth.png

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883