INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dru në plazh. Pamjet e tmerrshme tregojnë dhunën ndaj një vajze të dehur…[VIDEO]

Dru në plazh. Pamjet e tmerrshme tregojnë dhunën ndaj një vajze të dehur…[VIDEO]

Publikuar më: 11:42 25-07-2016

Në zonën e plazhit tek Gjiri i Lalzit një video amatore tregon qartë që në plazh nuk shkohet vetëm për qejf, por mund të hash dhe dru, nëse nuk bindesh. Ky rast i rëndë është shënuar këtë fundjave dhe video është publikuar nga Jeta osh qef. Një vajzë është rrëzuar në rërë, në mes të dhjetëra njerëzve, ndërsa djali që e shoqëronte jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por e ka trajtuar atë dhunshëm, duke e sharë dhe qëlluar me shqelma.
Pushuesit e tjerë kanë treguar se vajza ishte dehur dhe nuk po reagonte, ndaj djali nisi ta shante, ta ofendonte, ta tërhiqte zvarrë dhe e hodhi në det, ku edhe e goditi me shqelma.
Qytetarët kanë reaguar ndërsa kanë parë këto pamje të llahtarshme duke i ofruar ndihmë vajzës, për të stabilizuar gjendjen e saj shëndetësore, por djali nuk i ka lejuar. Ai ka nisur të konfliktohet edhe me të pranishmit, duke e sharë e ofenduar edhe një burrë.
“E trajton ashtu sepse ajo nuk ngrihej. Sepse po i shifnin të gjithë. Kur ne ju thamë ti jepnim ujë dhe të ulej, ai na tha a po shifni punën tuaj. Në drekë tek lokali i plazhit te Gjiri i Lalzit, kjo ka ndodh rreth orës 2 të drekës. Ndërhynin njerëzit, por ai i shante me fjalet më të ndyra. E ke dhe te njëra nga videot që një djalë po mundohej dhe ky ju kthye keq fare, me të shara. Para se ta merrte policia ky u zu dhe me një familjar. Arsyja Zoteria i tha: Mjaft me këto skena se kam gruan e fëmijë këtu dhe ky tipi i tha: Të q... Gruan”, - tregon e pranishmja në vendngjarje.
Dëshmimtarja bën me dije se pas ofendimit, që djali i bëri burrit, mes tyre nisi sherri, ndërsa në vendngjarje mbërriti policia, e cila shoqëroi në komisariat djalin mostër. Tmerr dhe llahtar kanë përjetuar edhe fëmijët e pushuesit e tjerë, të cilët kanë parë shfaqjen e rëndë.

 
Article Logic
Execution time: 0.0018539428710938