INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droni kap mat ‘’kamikazin’’ në Tiranë, shikoni çmendurinë e tij [VIDEO]

Droni kap mat ‘’kamikazin’’ në Tiranë, shikoni çmendurinë e tij [VIDEO]

Publikuar më: 15:32 10-09-2018

Policia vijon prej disa ditësh patrullimet me dron në akset më problematike sa i përket aksidenteve duke gjobitur mjaft shoferë të pakujdesshëm sidomos gjatë parakalimeve.

Mësohet se ditët e fundit janë gjobitur 67 shoferë për parakalime të gabuara. Policia ben me dije se njësia Operacionale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me rrugorët vendorë vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha asket rrugore të vendit, për të evidentuar parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme në rrugë të cilat janë burim aksidenti.

"Gjatë javës që kaloi janë evidentuar me dron 67 parakalime të gabuara.30 për shpejtësi tej normave të lejuara ku janë dërguar në OASH për pezullim të Lejes së Drejtimit.28 për mosvendosje të rripit të sigurimit.12 për shkelje të ndryshme si mungesë siguracioni, kontrolli teknik etj", deklaron policia.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999