INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse/ Burri vret gruan, tre fëmijët dhe gjyshen e tyre

Tronditëse/ Burri vret gruan, tre fëmijët dhe gjyshen e tyre

Publikuar më: 14:39 10-09-2018

Një burrë është akuzuar për vrasjen e gruas së tij, tre fëmijëve të vegjël dhe gjyshes së tyre në një shtëpi në Australinë Perëndimore. Trupat e Mara Lee Harvey, 41 vjeç, dy binjakeve dyvjeçare Alice dhe Beatrix, Charlotte 3-vjeç dhe Beverley Quinn, 73, u zbuluan nga policia në Perth.
24 vjeçari, Anthony Robert Harvey u akuzua për pesë akuza vrasjeje të hënën.
Vdekjet u shkaktuan nga nje mjet i prehtë dhe thika sipas policisë.
Komisioneri i Policisë WA Chris Dawson tha se mendohej se Harvey dhe fëmijët kishin vdekur në shtëpi, në periferi të Bedford, më 3 shtator.
Quinn u vra pasi kishte shkuar në shtëpi ditën tjetër, njoftoi Dawson.
Policia raportoi se Harvey qëndroi në shtëpi për disa ditë derisa shkoi në një stacion policie në Pannawonica të dielën.
Nuk dihen ende detaje të mëtejshme. Kjo është vrasja e tretë që ka ndodhur në Australinë Perëndimore këtë vit.
Në korrik, një 19-vjeçar u akuzua për vrasjen e dy fëmijëve dhe nënës së tyre në një periferi tjetër të Perthit, Ellenbrook.
Dy muaj para kësaj, shtatë persona u gjetën të vdekur në një pronë rurale në Osmington.

vrasja_Australi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613