INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droga e futur në kovën me reçel, policia: Ishte në pronësi të një gruaje

Droga e futur në kovën me reçel, policia: Ishte në pronësi të një gruaje

Publikuar më: 09:29 18-10-2018

Ditën e djeshme në autobuzin e linjës Berat-Athinë në Kakavijë u sekuestruan 1.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa e cila ishte e fshehur në një kovë me reçel.

Policia bën me dije se lënda narkotike ishte në pronësi të një 55-vjeçareje.

“Menjëherë është njoftuar grupi Hetimor, ku kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku nga veprimet e kryera rezultoi se sasia e lëndës narkotike dyshohet se është dërguar nga shtetasja Dashuri Çeremi, 55 vjeçe, banuese në Berat thuhet në njoftimin për mediat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0019490718841553