INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DRAKE triumfoi në “Billboard Music Award” dhe dedikim më të bukur se ky s’mund të bënte asnjëherë!

DRAKE triumfoi në “Billboard Music Award” dhe dedikim më të bukur se ky s’mund të bënte asnjëherë!

Publikuar më: 16:23 02-05-2019

Drake është padiskutim një ndër reperët më të mirë të viteve të fundit dhe këtë e tregojnë çmimet e fituara. Ai nuk është vetëm rreper por ka dhe shumë talente të tjera si: kompozitor, aktor, producent dhe sipërmarrës.
Ai merr pjesë çdo vit në Billboard Music Award, por këtë vit ai ka fituar çmimin e 12-të, ku mes trofeve të tij renditej dhe ajo e “albumit më të mirë”, “artistit më të mirë mashkull” si dhe nderimi kryesor i mbrëmjes “Top Artist”.
Sapo është ngjitur në podium për të marrë trofeun e tij, ka shprehur se këtë çmim i’a dedikon nënës së tij. Në këtë mbrëmje magjike, Drake ka mposhtur këngëtarë me emra të njohur si Cardi B, Ariana Grande, Post Malone dhe Travis Scott.
“Pavarësisht se sa kohë mu desh të kuptoja se çfarë doja të bëja në jetë, ti ishe gjithmonë aty për mua, për të më dhënë kurajo dhe tani, i kemi hyrë një super udhëtimi”, u shpreh reperi për nënën.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545