INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kopracia e Gjirokastrës triumfon. Renditet qarku me shpenzimet më të ulëta për konsum

Kopracia e Gjirokastrës triumfon. Renditet qarku me shpenzimet më të ulëta për konsum

Publikuar më: 17:02 30-10-2017

Mendonit se Gjirokastrës i ishte dal nami kot si qyteti i kursimtarëve? Në fakt edhe të dhënat e Institutit të Statistikave vërtetojnë kopracinë e qytetarëve të këtij qyteti. Sipas INSTAT, Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum gjatë vitit 2016 është Gjirokastra me 23,9 %. Ndërkohë qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Pas kryeqytetit renditen Durrësi dhe Shkodra. Shpenzimet mesatare për konsum sipas qarqeve kanë ndryshuar gjatë periudhës 2015 – 2016. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 15,0 % ndjekur nga qarku i Dibrës me 12,4 %.

Article Logic
Execution time: 0.0028131008148193