INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake dhe Rihanna përsëri bashkë!

Drake dhe Rihanna përsëri bashkë!

Publikuar më: 15:08 15-01-2016

Një tjetër duet nga Rihanna dhe Drake, pse jo!

Eshtë zbuluar së fundmi se dy artistët do të vijnë së shpejti me një këngë të titulluar "Work", e cila bën pjesë në albumin "Anti" të Ririt. Gjithashtu raportohet se xhirimet e klipit tashmë kanë përfunduar, pasi thuhet se ato kanë ndodhur para një jave në një qendër tregtare në Los Angeles të quajtur "Eagle Rock Plaza". 

Një fakt të tillë e vërtetojnë disa foto të publikuara online, si dhe një postim në Snapchat nga ana DJ Khaled ku Drake ka ngacmuar duke thënë se diçka e madhe po vjen. I madh do të jetë vërtet ky projekt, pasi mjafton të kujtojmë suksesin e bashkëpunimeve të tyre të mëparshme si "What's My Name" dhe "Take Care", për të qenë të sigurtë!

Article Logic
Execution time: 0.0031919479370117