INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të shkoni në SHBA me vizë turistike? Ambasada ka një lajmërim që nuk duhet humbur [FOTO]

Doni të shkoni në SHBA me vizë turistike? Ambasada ka një lajmërim që nuk duhet humbur [FOTO]

Publikuar më: 09:53 28-06-2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shkojnë me vizë turistike në "tokën e premtuar".

Kështu, përmes një statusi në faqen zyrtare të Facebook, ambasada njofton se me rëndësi nuk janë dokumentet, por intervista e çdo të interesuari.

Në njoftim thuhet: “Vera është një periudhë e mrekullueshme për të udhëtuar! A e dinit se vendimet për vizë në Ambasadën e SHBA-së bazohen në intervistën tuaj dhe jo në dokumentet që keni? Ejani të përgatitur për të biseduar me ne rreth planeve tuaja të udhëtimit dhe lërini dokumentet në shtëpi!".

Ndaj, nëse keni në plan të shkoni drejt SHBA-së, tashmë e dini se çfarë ka më shumë rëndësi.

ambasada.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615