INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të martoheni të rinj? Djema, dëgjoni këshillat e atyre që janë martuar në të 20-tat e tyre!

Të martoheni të rinj? Djema, dëgjoni këshillat e atyre që janë martuar në të 20-tat e tyre!

Publikuar më: 14:44 19-12-2016

Të martohesh i ri nuk është në listën e dëshirave të çdo mashkulli.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në periudhën e aplikacioneve të takimeve, nëpërmjet të cilave njeh femra të ndryshme, ku do ta gjeni veten me një listë takimesh më të madhe se ç’mund ta menaxhoni. Por për disa djem që kanë takuar të duhurën në kolegj apo universitet, ose edhe në gjimnaz, përpara se të ishin të mëdhenj mjaftueshëm për të marrë vendime personale, të martohesh në të 20-tat e tua është hapi tjetër. Kjo pavarësisht moshës apo statusit të marrëdhënies. Kështu që nëse jeni në rrugën e shpejtë për t’u martuar para ditëlindjes suaj të 30-të, merrni disa këshilla nga 7 djem që u martuan në të 20-tat e tyre.

1. Tregohuni të vëmendshëm

Dëgjojeni gruan tuaj kur ajo flet. Gjithmonë dëgjoni, përndryshe nuk do ia keni idenë se çfarë po ndodh dhe kjo do të kthehet në arsyen e çdo zënke të vetme mes jush.

2. Mos e lejoni martesën të ndryshojë gjithçka

Çdo person më ka thënë se kur të martohem do të ndryshojë gjithçka nga koka te këmbët. Në fillim ishte e lehtë sepse ne jetonim tashmë bashkë, por brenda një viti gjërat ndryshuan vërtetë. Rrallëherë dilnim në takime apo në mbrëmje jashtë, deri sa vendosëm ta ndryshonim për t’i mbajtur gjërat interesante.

3. Bëjini mirë llogaritë e financave tuaja

Asnjë nga ne nuk kishte para kështu që nuk bëmë asnjë marrëveshje para-martesore, por nuk diskutuam mbi borxhet, ato studentore apo të bashkonim llogaritë tona të kursimit. Kur u martuam gjërat u shëmtuan pasi na duhej të rregullonim llogaritë e përbashkëta, kartat e kreditit dhe gjërat e tjera si këto. Këshilla më e mirë është të rregulloni gjithçka para se të martoheni.

4. Prisni sa më gjatë të mundeni

Për gjithë djemtë e botës, mos u nxitoni për tu martuar. Nëse ndjeheni nën presion nga e dashura juaj, braktiseni atë marrëdhënie. Martohuni vetëm sepse thellë brenda jush, ju e dini që është personi i duhur dhe koha e duhur.

5. Mos kini frikë që të propozoni

Shumë djem të moshës sonë janë të terrorizuar nga ideja për t’u shtruar dhe për t’u martuar, por nuk është dhe aq gjë e madhe. Bari nuk është kurrë më i gjelbër, dhe nuk është se dikush më i mirë do të shfaqet nga sekondi në sekond. Nëse e pëlqeni personin në krah, mos u bëni fëmijënorë dhe mos kini frikë.

6. Mos e bëni!

Më duhet të jem i ndershëm me ju dhe të them që fejesa dhe martesa në të 20-tat e mia ishte një gabim i madh. U martova në moshën 24 vjeçare dhe ndjej se isha shumë i ri, si dhe humba shumë. Nëse do të mund ta bëja përsëri, do t’i thoja personit “Shiko, ti je fantastike, por le të presim sa të rritemi dhe të arrijmë të 30-tat tona”.

7. Përfshihuni në planet e martesës

Martesa është relativisht e lehtë, por të planifikosh martesën ta shpif. Ishte kaq stresuese. Kur të martohuni, përfshihuni në planifikimet e martesës dhe thoni jo për gjithçka që kushton më shumë para se sa keni.

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316