INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çift i ri? Festa e Vitit të Ri bëhet edhe më e bukur nëse ndiqni këto këshilla

Çift i ri? Festa e Vitit të Ri bëhet edhe më e bukur nëse ndiqni këto këshilla

Publikuar më: 17:02 19-12-2016

Viti i Ri është një festë ku në qoftëse jeni vetëm, vetëm disa nga këto gjëra mund t’iu ndodhin: 

Ju të gjithë visheni  që në 9.00 të mbrëmjes , që kur të vijë ora 00.00 të keni dikë që t’iu puthë ose të visheni normalisht dhe të deheni aq shumë sepse nuk keni askënd të veçantë në jetën tuaj.

Por kur jeni në një lidhje, mbrëmja e Vitit të ri merr për ju merr një kuptim  krejt tjetër.

Si do ta bëni ju këtë Vit të Ri që të jetë i veçantë dhe unik?

1. Bëjeni një festë për dy

Shpesh e gjejmë veten tonë duke pritur për të blerë bileta për festën më të nxhetë të Vitit të Ri në qytet. Por a  është  vërtet diçka speciale të shpenzosh qindra dollarë për të rënë në sy  i gjendur mes shumë njerëzve?  Jo edhe aq.

Blini një shishe vere të shoqëruar me disa feta djathë dhe një kapele festash në kokë dhe prisni  ardhjen e Vitit të Ri në komoditetin e shtëpisë tuaj.  Në këtë mënyrë do të mund ta bëni atë të paharrueshëm.

2. Kalojini festat në shtëpi

Ka nga ata tipa miqsh të cilët i blejnë  biletat e festës së Vitit të Ri që në nëntor por  ka edhe nga ata të tjerët të cilët presin deri në minutën e fundit për të parë se çfarë bëjnë të gjithë të tjerët. Pra, pse nuk merrni një grup shokësh  dhe të organizoni një festë intime në New York? Miqtë të cilët ashtu si ju nuk kanë prenotuar biletë që në nëntor dhe kanë ende diçka për të bërë, mund t’iu bashkohen juve dhe ta bëni festën e asaj nate të kujtohet gjatë. Në këtë mënyrë ju do të mund të kurse para dhe ta kaloni kohën në një shoqëri të mirë.

3. Udhëtoni

Moti i keq është gjithnjë një justifikim i mirë për të udhëtuar sidomos në prag të krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Të udhëtosh drejt një qyteti tjetër me avion apo makinë për festën e Vitit të Ri nuk është vetëm diçka e paharrueshme , por edhe unike.

Rezervoni në një hotel  për dy dhe shijojeni këtë aventurë  sepse duke qenë në një marrëdhënie  është me të vërtetë një aventurë.

4. Bëni një listë të gjërave që keni për të bërë

Dhe këtu nuk kam parasysh listën e sendeve ushqimore,  lakanderi apo për të humbur peshë dhe të hani shëndetshëm.

Por të bëni një listë të gjërave që duhet të bëni për Vitin e Ri. Duke bërë një lsitë të gjërave sëbashku  tregon edhe seriozitetin dhe pjekurinë  tuaj në këtë marrëdhënie.

Megjithatë mbani mend se çfarëdo plani që vendosni të bëni për të kaluar Vitin e Ri, fakti që do të jeni me të dashurin tuaj, do ta bëjë atë speciale.

Article Logic
Execution time: 0.003737211227417