INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të keni një trup perfekt si të Lori Hoxhës? Ja çfarë duhet të bëni [FOTO]

Doni të keni një trup perfekt si të Lori Hoxhës? Ja çfarë duhet të bëni [FOTO]

Publikuar më: 09:30 15-09-2020


Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha ka ndarë shpeshherë momente të ndryshme të përditshmërisë gjatë javëve të fundit. Së fundmi ajo ka vendosur t’i përgjigjet ndjekësve rreth pyetjeve lidhur me dietën e saj ushqimore dhe formën se si kujdeset për trupin e saj.

“A je strikte me dietën tënde dhe cili është mëngjesi yt tipik?”, ka shkruar një prej fansave të Hoxhës në llogarinë e saj.

“Unë e evitoj mëngjesin sepse unë mbaj dietë për 16-18 orë në ditë. Rutina e mëngjesit përfshin 1 litër ujë shoqëruar me një americano”, ka shkruar Lori në postimin e saj në ‘Instastory’.

Kujtojmë se Lori ka treguar gjithashtu se stërvitet rregullisht dhe se është gjatë gjithë kohës e uritur dhe nuk i privon vetes asnjë ushqim.

119120347_2344511359177433_476095144547701342_n-225x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0082871913909912