INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të dini cili stilist fshihet pas pamjes elegante të Presidentit Ilir Meta? [FOTO]

Doni të dini cili stilist fshihet pas pamjes elegante të Presidentit Ilir Meta? [FOTO]

Publikuar më: 13:05 23-02-2018

Në paraqitjet e tij publike, Presidenti i vendit duket gjithnjë me një look të kuruar.

Edhe pse roli si figura më e rëndësishme e shtetit shqiptar në krye të institucionit të Presidencës, i dikton një stil veshje brenda protokollit, nuk e pengon presidentin që të dalë jashtë kornizave dhe të pranojë edhe ndonjë detaj interesant të sugjeruar sigurisht nga stilisti i tij.

Përmes kësaj fotoje, presidenti Ilir Meta na tregon se ka një stilist personal që kujdeset për veshjet e tij.

Madje, presidenti e ka quajtur: “mikun dhe rrobaqepësin e tij duarartë Altin Mici”!

Kujtojmë që ky i fundit është një emër i njohur në fushën e modës në Shqipëri pasi ka bashkëpunuar edhe me shumë meshkuj të tjerë të njohur shqiptarë duke u kujdesur për imazhin e tyre në daljet televizive.

d224cd4c7c8db54a1dcea9757533f40c.jpg

 

268a9470c3043069b67717f34c2a26fb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045888423919678