Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm pak ditë pasi dolën nga shtëpia.
Dyshimet u hodhën mbrëmë kur çifti nuk u panë bashkë në festën e Top Channel ndërsa pas lajmeve të përhapura reagoi Trixa duke i bërë unfollow Donaldit dhe përmes një story në një mënyrë e ka quajtur lojë atë që Donaldi bëri me të.
Lajmi u shpërnda me të madhe kudo dhe ishte dikush që reagoi.
Bëhet fjalë për Semin, e cila ka qenë kundër kësaj lidhjeje që nga fillimi duke i dalë në krah mikeshës së saj, Bora Zemanit.
Këngëtarja ka reaguar përmes një video ku në sfond dëgjohet kënga “Boomerang” nga Yebba dhe padyshim të gjithë e kuptuam se me kë e ka.









14 Nov 2025 





