INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump, jep lajmin e mirë për ISIS

Donald Trump, jep lajmin e mirë për ISIS

Publikuar më: 10:29 07-02-2019

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump lajmëroi se koalicioni që luftoi kundër militantëve të Shtetit Islamik, ka rimarrë të gjithë territorin e mbajtur më parë nga grupi ekstremist.

“Toka e tyre është zhdukur. Është një faktor i madh, pasi territori i kontrolluar prej tyre është zhdukur”, u tha Trump ministrave të jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga 79 vende, që kanë punuar së bashku me Shtetet e Bashkuara në luftimin e grupit militant në Siri dhe Irak. Vendimi i Trump për të tërhequr forcat amerikane nga Siria ka shkaktuar disa kritika në shtëpi nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë, të cilët kanë frikë se Shteti Islamik mund të rimarrë forcën e vet.
Një ushtarak i lartë amerikan, si Joseph Votel, tha në dëshminë e senatit të martën se grupi mund të përjetonte një ringjallje pas një tërheqjeje të Uashingtonit.”
Trump nuk u lëkund nga vendosmëria e tij për t’u tërhequr, duke thënë se: “Ne shpresojmë që t’u japim luftëtarëve tanë të guximshëm në Siri, një shtëpi të ngrohtë ku të jenë të mirëpritur. Ushtria e Shteteve të Bashkuara, partnerët tanë të koalicionit dhe Forcat Demokratike të Sirisë kanë çliruar pothuajse të gjithë territorin e mbajtur më parë nga ISIS në Siri dhe Irak”, tha Trump në tubimin në Departamentin e Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332