INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu ‘fshikullon’ qeverinë, policinë dhe prokurorinë u tregon ku dështuan

Donald Lu ‘fshikullon’ qeverinë, policinë dhe prokurorinë u tregon ku dështuan

Publikuar më: 10:22 05-07-2018

Ambasadori Lu pak kohë para largimit i rikthehet deklaratave për peshqit e mëdhenj duke theksuar dështimet dhe sukseset e qeverisë.

“Dua të theksoj një dështim të Qeverisë dhe Prokurorisë. Dështimi për të arrestuar Klement Balilin. Ai është një bos i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar. Asnjë nuk është mbi ligjin.

U bëj thirrje Ramës, Xhafajt, Prokurorisë që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar”, kështu u shpreh ambasadori amerikan Donald Lu  gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Brendshmeu ishin të pranishëm ministri Xhafaj dhe kryeministri Rama.

Ai renditi edhe disa nga arritjet e qeverisë.

“Shumë kanë ndodhur në 8 muaj e shumë ka mbetur për t’u parë. Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantiit met Kanani në Turqi. Policia e shtetit mbështeti sekuestrimin e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Cekaj në Gjermai. Hetimi penal kundër ish ministrit Tahiri dhe ish kryeprokurorit Llallaj vazhdon"

Edhe një herë ai kërkoi kapjen e peshqve të mëdhenj duke kërkuar  rezultate konkrete.

"Shumë aktivitete në një periudhë të shkurtër, por duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen pealisht të dënohen dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses.I bëjmë thirrje qeverisë që të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë" apeloi diplomati i cili në shtator largohet nga Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605