INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dolçe dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë, po Alba si do reagojë?

Dolçe dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë, po Alba si do reagojë?

Publikuar më: 11:26 13-01-2026

Afrimiteti mes Dolces dhe Lim Hotit ka qenë kryefjala e dy ditëve të fundit, duke kulmuar pas spektaklit të së hënës me një moment që tashmë po bën xhiron e rrjetit. Pas afrimitetit fizik, kërcimeve të përbashkëta dhe bisedave kokë më kokë, dyshja ka thyer akullin përfundimisht. Kamerat kanë kapur momentin kur ata kanë shkëmbyer një puthje në buzë, duke konfirmuar kiminë e lindur mes tyre.

Kjo situatë ka shkaktuar bujë edhe më të madhe për faktin se Limi është futur vetëm prej pak ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai njihet gjithashtu si ish-partneri i Alba Pollozhanit, për të cilën ka deklaruar se historia e tyre ka përfunduar prej muajsh.

Nga ana tjetër, Alba ka mohuar një ndarje të tillë të prerë, duke u shprehur se komunikimi mes tyre ka vazhduar për një kohë të gjatë. Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet dhe interesin e publikut për dinamikat që mund të zhvillohen në vijim.

 

limhoti.jpeg

 

int.webp

Article Logic
Execution time: 0.0032651424407959