INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do zini kokën me dorë! Kris Jenner zbulon të ardhurat marramëndese që fiton familja Kardashian për 1 postim në Instagram [FOTO]

Do zini kokën me dorë! Kris Jenner zbulon të ardhurat marramëndese që fiton familja Kardashian për 1 postim në Instagram [FOTO]

Publikuar më: 19:03 13-04-2019

Dinastia Kardashian-Jenner ka pushtuar çdo media dhe çdo rrjet social. Ato janë shumë të zgjuara dhe dinë si ti përdorin në mënyrë që të fitojnë edhe shumë të ardhura. 

Të gjithëve besoj na ka shkuar njeherë në mendje se sa mund të paguhet familja Kardashian për një postim në Instagram.

Ka qenë mamaja e motrave ‘Kardashian-Jenner’, Kriss Jenner, e cila e ka zbuluar këtë fakt në një intervistë për ‘Cbs Sunday Morning’.

Ajo u shpreh se vajzat e saj marrin shpesh herë oferta nga kompani të ndryshme për t’i sponsorizuar ata. Kriss specifikoi gjithashtu se sasia e parave që ato fitojnë varet nga posti që bëjnë apo produkti që kompania ka caktuar. Jenner e ka specifikuar të gjithën me një shembull, duke thënë se Kendall u pagua me 250.000 dollarë për postimin që ajo bëri për festivalin ‘Fyre’.

Nga kjo deklaratë e mamasë së motrave të famshme, mund të kuptohet qartë së cilat janë shumat marramendëse me të cilat ato paguhen ne rrjetet e tyre sociale.

 

Kris-Jenner-406x500.png

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605