INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të martohen? Olsi Bylyku dhe e dashura e tij e paskan çuar lidhjen në një tjetër nivel! [FOTO]

Do të martohen? Olsi Bylyku dhe e dashura e tij e paskan çuar lidhjen në një tjetër nivel! [FOTO]

Publikuar më: 14:02 12-04-2020

Olsi Bylyku, aktori i njohur i humorit prej disa muajsh tashmë ka dalë publikisht hapur rreth jetës së tij private duke na prezantuar me të dashurën e tij, të quajtur Egli Tako. Ai vendosi ta bënte publike lidhjen gjatë premierës së filmit “Dy Gisht Mjaltë” duke u shfaqur dorë për dore me partneren e tij dhe që prej asaj dite nuk ka nguruar të ndajë shpeshherë me ndjekësit momente private me të.

Ditën e djeshme, i ftuar në emisionin “Pop Culture”, aktori ka zbuluar se tashmë ka nisur bashkëjetesën me Eglin.

“Ne po bashkëjetojmë duke qenë se unë jam ende në punë dhe për të mos rrezikuar familjarët kemi vendosur të qëndrojmë bashkë këtë periudhë. Ka ndodhur diçka shumë interesante, ne nuk jemi zënë asnjëherë, madje lidhja jonë është fuqizuar”- tha Olsi.

Kur u pyet në lidhje me dasmën, aktori i talentuar u përgjigj kështu:

“Nuk është se kemi vendosur një datë fikse por shpresojmë që kur të dalim nga karantinimi mos jemi gropë nga lekët dhe pastaj vijnë të tjerat”.

egli.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042800903320312