INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do shkriheni së qeshuri, Olsi Bylyku imiton në mënyrë perfekte Azetin [FOTO]

Do shkriheni së qeshuri, Olsi Bylyku imiton në mënyrë perfekte Azetin [FOTO]

Publikuar më: 15:00 17-08-2019

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur të humorit në Shqipëri, karierra e të cilit ka njohur një sukses të jashtëzakonshëm.

olsi-bylyku-579x570.jpg

Por, njëkohësisht Olsi ka ndjekur edhe pasionin e tij të madh për muzikën. Ai ka publikuar deri më tani mjaft projekte dhe në bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.

Ai është po ashtu mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e tij jo vetëm nga jeta profesionale ku nuk mungojnë postimet humoristike që shkrinë së qeshuri fansat por edhe nga ajo personale.

Së fundmi, aktori ka publikuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet me një varëse floriri në qafë ndërkohë që ka ngritur vetullat duke imituar në mënyrë perfekte reperin e njohur shqiptar Azeti. Olsi ka etiketuar Azetin në postim ndërkohë që mimika e tij ka shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e tij.

-640-0-5d56fc4ddcc8b.jpg

-640-0-5d56fd3990f5b.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336