INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali dhunues i deputetit të PS kërkon lirinë në Apel

Djali dhunues i deputetit të PS kërkon lirinë në Apel

Publikuar më: 09:09 17-10-2018

Rexhep Rraja duket se do të vijojë të tërheqë vëmendjen mediatike. Edhe këtë të mërkurë ai sot do të përballet me drejtësinë, ndërsa ka marrë vëmendje të madhe publike. Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të dalë sot para Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.
Seanca do të zhvillohet në orën 10:30.
Gjyqtarja Shpresa Beçaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.
Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.
Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar

Article Logic
Execution time: 0.0041689872741699