DJ personal i Gjestit, fituesit të Big Brother VIP Albania 4, Gimbo, është bërë banori më i ri i këtij formati. Ai iu bashkua shtëpisë më të famshme të shtunën, ku pas tij u fut edhe këngëtarja Baby G. I njëjti tregon edhe një këshillë që ka marrë nga miku i tij i ngushtë për lojën brenda.
“Këshilla që më ka dhënë Gjesti, shko edhe fito”, u shpreh ai.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë loja e DJ Gimbos dhe nëse ka marrë ndonjë mësim nga Gjesti. Ky i fundit ka kohë që ka bërë një tërheqje nga rrjetet sociale pasi vëllai i tij vdiq në një aksident me motoçikletë.








21 Jan 2026 





