INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë gjyqesh/ Shtyhet seanca për Saimir Tahirin! Ish ministri, boll kohë është humbur

Ditë gjyqesh/ Shtyhet seanca për Saimir Tahirin! Ish ministri, boll kohë është humbur

Publikuar më: 11:37 19-06-2019

Në ora 10 pritej të mbahej seanca e radhës për ish ministrin Saimir Tahiri. Po ajo është shtyrë sërish dhe si dita e radhës u vendos 3 korriku. Tahiri ka qënë vetë prezent dhe ka kërkuar që të mos zvarritet procesi.

"Boll kohë është humbur. Ju e dini shumë mirë që të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë të provosh përgjegjësinë. Unë mendoj se nuk ka nevojë të zgjatet asnjë seancë më shumë. Kam arsye, besoj se ka shumë që janë të interesuar. Më duket se jam i vetmi që jam i interesuar për drejtësi", tha Tahiri.
Madje ai u duk aq i bindur që epopeja e gjyqit ndaj tij të mbyllet sa u tregua i gatshëm që të bëhet seancë çdo ditë.
“U bënë 2 vjet që zvarritet kjo histori. Unë nuk e kuptoj pse, edhe pse kam dyshimet e mia që po zvarritet për arsye politike. Unë di një gjë që ky proces nisi në Itali me përgjime e Italisë që më pas erdhën në Shqipëri. Unë jam hetuar atje dhe e dhanë verdiktin e tyre në një kohë shumë të arsyeshme. Ajo karroca që patë, janë vetëm materialet e Italisë", ka përfunduar ish-ministri Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0032901763916016