INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita parashikohet me diell, por temperaturat do pësojnë…

Dita parashikohet me diell, por temperaturat do pësojnë…

Publikuar më: 09:04 02-08-2019

Moti në Shqipëri sot do të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash të lehta. MeteoAlb parashikon se vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, ndërsa në përgjithësi do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike, që shoqërohen me mot të kthjellët.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Gjatë mëngjesit të sotëm temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie, ndërsa në mesditë do të luhaten vlerat ekstreme ditore nga 14 gradë celcius deri mbi 34 gradë celsius. Kurse mbrëmja parashikohet të freskohet sërish.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447