INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E hëna kënaqi ata që punojnë, por jo pushuesit! Po sot çfarë rezervon moti?

E hëna kënaqi ata që punojnë, por jo pushuesit! Po sot çfarë rezervon moti?

Publikuar më: 09:37 30-07-2019

Teksa dita e parë e javës e hëna u karakterizua nga një mot me reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe temperatura të freskëta, dita e sotme parashikohet të jetë më e kthjellët dhe me më pak reshje.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme reshjet e shiut do të jenë më të përqëndruara në pjesën veriore të vendit.
Në Shkodër mund të ketë edhe shtrëngata lokale shiu. Rreshjet e shiut do të jenë prezente dhe në Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës. Pas mesditës intensiteti i rreshjeve do të vijë duke u dobësuar. Parashikimet flasin se dhe temperaturat do të rriten gradualisht përgjatë ditës. Po ekstemet e ditës mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të freskëta.

Sot temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë:

-në bregdet: 20 / 28 °C

-në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

-në vendet malore: 13 / 28 °C.

Ndërkaq era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në bregdet.

Article Logic
Execution time: 0.004127025604248