INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita nis me vransira, po si do jenë orët në vijim?

Dita nis me vransira, po si do jenë orët në vijim?

Publikuar më: 09:45 09-07-2019

Dita e dytë e javës ka nisur me vransira. Në orët në vijim moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi. Më e prekur do të jetë zona veriore dhe pjesërisht ajo qëndore. 

Sipas sinoptikanëve era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0.5–1.5 metër në det të hapur. Ndërsa temperaturat do ulen gradualisht.

Ja sa do jenë temperaturat minimale dhe maksimale:

-Zonat malore 18/30°C
-Zonat e ulëta 19/35°C
-Zonat bregdetare 22/33°C

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555