INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DISS Noizyt? Enca dhe rivali i OTR, Don Phenom publikojnë 'Kujt po i han' dhe ju mund ta shijoni këtu [VIDEO]

DISS Noizyt? Enca dhe rivali i OTR, Don Phenom publikojnë 'Kujt po i han' dhe ju mund ta shijoni këtu [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 24-08-2018

Largimi i Encës nga grupi OTR dhe prishja e marrëdhënies më Noizyn bëri bujë të madhe asokohe në media dhe që atëherë dy artitët shpesh thumbojnë njëri-tjetrin në koncerte dhe intervista televizive. E këtë rivalitet mes tyre, Enca e ka çuar në një tjetër nivel duke zgjedhur për bashkëpunëtor në këngën e saj të re pikërisht Don Phenom.

Reperi nga Bronx është shok i Unikkatil, rival i Noizyt dhe grupit OTR prej vitesh, madje DISS-et nuk kanë munguar nga të dyja palët. Kënga titullohet 'Kujt po i han' dhe në tekst vërehen disa pjesë ku mund t'i shohim si DISS kundrejt Noizyt apo e shumë artistëve të tjerë. Një pjesë ku dallohet që Enca e ka për dikë e shihni në këto rreshta:

"Kur skam pak asigjo’
Made it to the top
Ti hala je tu pa?
Mu sem vyn dashnor per me mrri ktu ku jam"

Por për më shumë mund ta dëgjoni në likun më poshtë, pasi akoma nuk ka dalë klipi nga dyshja./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0031650066375732