INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disney shfaq çiftin e parë lesbik në ekran

Disney shfaq çiftin e parë lesbik në ekran

Publikuar më: 11:01 01-06-2016

Pak ditë para Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, Disney dhe Pixar kanë publikuar trailerin e filmit të animuar “Finding Dory” (Në kërkim të Dorit), vazhdim i atij të vitit 2003, “Finding Memo” (Në kërkim të Memos) dhe mesa duket kanë bërë histori.

Janë dashur vetëm pak orë që prej publikimit të trailerit dhe postimet në rrjete sociale kanë marrë “flakë”!
Nëse e shihni me kujdes në minutën 1:09 shfaqen dy gra të cilat kanë shëtitje një fëmijë në karrocë, duke aluduar kështu se ky mund të jetë çifti i parë i dy lesbikeve në një prodhim të Disney Pixar.
Duhet thënë gjithashtu se zëri i këtij karakteri është bërë nga lesbikja më e famshme e momentit, Ellen DeGeneres.
Megjithatë producentët nuk janë prononcuar lidhur me këtë. Ndoshta kanë dashur ta lënë të interpretohet nga shikuesit.
Ky është një hap shumë i madh drejt njohjes së familjeve LGBT dhe të drejtës së tyre për të pasur fëmijë.
“Finding Dory” pritet të shfaqet në sallat e kinemasë më 17 Qershor. Deri atëherë mendoni se çfarë do ti thoni fëmijëve tuaj kur ta shohin këtë skenë.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156