INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diplomacia botërore ‘zbarkon’ në Shkup, frikë nga presioni rus…

Diplomacia botërore ‘zbarkon’ në Shkup, frikë nga presioni rus…

Publikuar më: 16:24 17-09-2018

Ndërsa Maqedonia në 30 shtator i drejtohet referendumit për çështjen e emrit, Shkupi javët e fundit ka qënë kryeqendra e diplomatëve ndërkombëtar.Këtë të hënë sekretari amerikan i Mbrojtes James Mattis është takuar me zyrtarët më të lartë duke theksuar se referendumi është mundësi unike për të shënuar histori në vend një hap përmes së cilit kyshet është më pranë unionit dhe NATO-s.

“Jemi të gatshëm që t’ju urojmë mirëseardhje si anëtare e 30-të në aleancën tone.Vota në referendum është vota më e rëndësishme historike e vendit tuaj”, ka theksuar Mattis duke theksuar se më 30 shtator qytetarët e Maqedonisë do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.“Shteti juaj sapo e shënoi përvjetorin e pavarësisë, prandaj në këtë formë edhe ju do të vendosni në referendum, i cili do t’ju mundësojë bashkimin e shtetit tuaj me 29 shtete tjera anëtare në NATO.Ashtu siç u rritën investimet në Mal të Zi, të njëjtat do të rriten edhe në Maqedoni”, u shpreh James Mattis.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha ndërkohë se se vizita e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes vjen në një moment shumë të rëndësishëm në mbështetje të referendumit ku pritet zhbllokim e procesit të integrimit euro-atlantik.

Më 30 shtator qytetarët maqedonas do të vendosin nëse janë pro apo kundër ndryshimit të emrit të vendit pas marrëveshjes se arritur me palën greke.

Por përpara kësaj dite historike janë shtuar edhe presione dhe sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më të qarta, ato mbërrijnë nga Rusia.

“Moska, po tenton të pengojë hyrjen e Maqedonisë në NATO, ashtu siç beri me Malin e Zi ku pamë një përpjekje të dështuar për grusht shteti”, u shpreh kreu i Aleancës Ushtarake.E sipas mediave kjo ka qënë një ndër arsyet se përse figurat më të larta të politikës botërore si kancelarja Merkel, shefja e diplomacisë Mogherini, Komisioneri për zgjerim Johaness Hahn kanë ndaluar në Shkup si një formë kundërpërgjigje kundër Moskës.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602