INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikush më shumë e dikush më pak, ja sa janë paguar aktorët e serialit të famshëm “La Casa de Papel”

Dikush më shumë e dikush më pak, ja sa janë paguar aktorët e serialit të famshëm “La Casa de Papel”

Publikuar më: 14:08 19-04-2020

Seriali spanjoll “La casa de Papel” është padyshim një nga serialët më të famshëm dhe më të preferuar nga të gjithë njerëzit. Së fundmi, janë zbuluar edhe pagat që marrin aktorët e këtij seriali, në varësi të rolit dhe popullaritetit, si edhe skenave që ata kanë në këtë produksion.

Il Professorore (Alvaro Morte): Berlin (Pedro Alonso), Tokio (Ursula Corbero) dhe Lisbon alias Raquel Murillo (Itziar Ituno) kanë pagat më të larta: 4 aktorët kanë marrë 63 mijë euro për episod për këtë serial, i cili ka rezultuar më i ndjekuri në Netflix. Nëse mblidhet bashkë vlera totale shkon në 1,386,000 euro për 22 episodet e serialit.

Ndërsa për Nairobi (Alba Flores), Denver (Jaime Lorente), Miguel Herràn (Rio) dhe Rodrigo de la Serna (Palermo), tarifat do të ishin pak më të ulëta, 50 mijë euro për episod. Helsinki (luajtur nga Darko Peric) do të fitonte 55 mijë euro,  i ndjekur nga Stokholmi / Esther Acerbo (me 45 mijë euro), Paco Tous / Moska (36 mijë euro), Enrique Arce / Arturo me 36 mijë euro, Fernando Sono / Angel ( me 36 mijë euro), Maria Predraza / Alison Parker (me 27 mijë euro) dhe Anna Gras / Mercedes Colmenar (me 23 mijë euro).

 

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775