INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur tha se nuk do ta luante kurrë muzikën e Mozzik, por tani Dj Sardi habit me VEPRIMIN e tij!

Dikur tha se nuk do ta luante kurrë muzikën e Mozzik, por tani Dj Sardi habit me VEPRIMIN e tij!

Publikuar më: 22:29 08-12-2020

Në muajin gusht i ftuar në një intervistë Dj Sardi bëri edhe një deklaratë që habiti jo pak publikun shqiptar.

Pyetjes se cila do të ishte kënga apo këngëtari që s’do të pranonte kurrë të luante gjatë punës së tij si Dj, Sardi tha vetëm një emër: Mozzik.

Ai nuk e shpjegoi më tej arsyen pse nuk preferon të luajë këngët e një prej reperëve më të njohur të momentit, duke na lënë të gjithëve kuriozë.

Madje, Sardi u shpreh se nuk do të luante këngët e tij as nëse do t’ia kërkonte dashuria e tij e jetës, vajza bukuroshe bjonde të cilën na e prezantoi së fundmi në një postim në InstaStory.

Mirëpo sot ai na ka habitur të gjithëve me përgjigjen e tij në “After party-n” e Luana Vjollcës ku i pyetur se kë do zgjidhte mes Getinjos dhe Mozzik, ai zgjodhi këtë të fundit.

Dukshëm, Sardi nuk deshi të bënte rolin e “diplomatit” duke mos dhënë asnjë përgjigje. Në pyetjet paraardhëse kur u pyet rreth “Ronela Hajatit dhe Dafina Zeqirit” dhe “Jonida Vokshit dhe Nevina Shtyllës”, ai nuk bëri asnjë zgjidhje.

Ndryshe veproi me Mozzik! Të jetë penduar vallë?

https://youtu.be/buxGah0UkIM

 

Article Logic
Execution time: 0.0032289028167725