INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dielli dhe fotoshopi bëjnë magji'! Nga celuliti e deri te variçet, Dafina Zeqiri na zbuloi të gjitha defektet e trupit të saj [FOTO]

'Dielli dhe fotoshopi bëjnë magji'! Nga celuliti e deri te variçet, Dafina Zeqiri na zbuloi të gjitha defektet e trupit të saj [FOTO]

Publikuar më: 13:57 30-07-2019

Dafina Zeqiri është padyshim një ndër këngëtaret më të përfolura në showbizz-in shqiptar, por dhe ndër më guximtaret sa i përket stilit të saj të veçantë.

Dafina është mjaft aktive në rrjetet sociale ku publikon imazhe e video të ndryshme nga jeta publike, por edhe private.

Së fundmi në Instagram Dafinën e kemi parë në foto me poza provokuese në bikini duke ekspozuar tatuazhet, por edhe linjat seksi trupore.

Por, ajo nuk ka ngurruar që të tregojë se ka edhe "defektet" në trupin e saj, me të cilat është mësuar dhe po jeton pa komplekse.

“Unë kam celulit, zgjerim venash, madje edhe dje gjeta një. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua edhe strijat. E di që “disa” njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe Dielli bëjnë magji. Sepse ti je magjike me të metat dhe me gjithçka që ke”, ka shkruar fillimisht këngëtarja.

“Modeli i flokëve? Më pëlqen. Kjo është ajo që ka rëndësi! Të pasmet e vogla? Po, i dua! Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë. Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa. Bëj çfarë të duash, kush është perfekt? Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”, shkroi Dafina.

5jur6tjyr6.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613