INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunoi fëmijët në autobus, flet shoferi nga Dibra: Ata po...

Dhunoi fëmijët në autobus, flet shoferi nga Dibra: Ata po...

Publikuar më: 11:32 07-10-2018

Ditën e djeshme pas një denoncimi të bërë nga Ministria e Arsimit, është arrestuar nga Policia e Dibrës një shofer autobusi, pasi është filmuar duke rrahur disa fëmijë.
Shoferi i arrestuar është 35- vjeçari, Edmond Sela, banues në fshatin Burim të Dibrës.

Sela pas arrestimit ka treguar se humbi kontrollin pasi nxënësit po pinin cigare brenda dhe po i digjnin sediljet e autobusit. Pasi u ka kërkuar disa herë nxënësve ta hidhnin cigaren dhe ata nuk kanë reaguar, por kanë qeshur, ky i fundit është nxehur dhe u është kundërvënë duke i qëlluar.

Burimet nga polica bëjnë me dije se shoferi Edmond Sela ishte me kontratë nga bashkia për të kryer transportin e nxënësve nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës në Maqellarë.

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104