INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi i PD-së : Ministria e Arsimit po mbledh të dhënat personale të prindërve

Denoncimi i PD-së : Ministria e Arsimit po mbledh të dhënat personale të prindërve

Publikuar më: 11:25 04-05-2018

Partia Demokratike denoncon mbledhjen e të dhënave personale të prindërve përmes nxënësve me urdhër të Ministrisë së Arsimit. Deputetja Albana Vokshi në një deklaratë nga selia e demokratëve foli për atë që e konsideroi skandal, dhënien e një urdhri që për opozitën është anti-kushtetues e anti-ligjor. “Jemi vënë në djeni nga prindërit e fëmijëve të shqetësuar që u ishin kërkuar të dhënat e tyre personale. Në e-mailet e Drejtorive të Arsimit dhe në të gjitha shkollat e vendit ka mbërritur Urdhri nga Ministria e Arsimit, ku përcaktohet se  formulari duhet të jetë i plotësuar me të gjitha të dhënat personale”-deklaroi Vokshi. Ajo u shpreh se  Urdhri i dhënë shkel të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale të mbrojtura me ligj ndërsa u kërkoi prindërve që të refuzojnë dhënien e informacioneve. PD i kërkon Komisionarit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Prokurorisë që të hetojë ata që kërkojnë të mbledhin të dhëna personale për shantazhe për votën.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877