INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunë kundrejt mjekëve

Dhunë kundrejt mjekëve

Publikuar më: 10:24 24-03-2017

Dhuna ndaj bluzave të bardha rikthehet në vend. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një 32-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku roje në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik të këtij qyteti.
Për këtë arsye policia i ka vënë prangat A. Voglit, banues në Cërrik. Policia thotë se i riu dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës mjekun roje të Urgjencës në Spitalin Kirurgjik Elbasan, A.H 39 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Article Logic
Execution time: 0.0037012100219727