INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhomat e Tregtisë për Rrugën e Kombit: “Dënojmë çdo akt dhune ndaj qytetarëve dhe sipërmarrësve, do të kërkojmë...”

Dhomat e Tregtisë për Rrugën e Kombit: “Dënojmë çdo akt dhune ndaj qytetarëve dhe sipërmarrësve, do të kërkojmë...”

Publikuar më: 11:22 02-04-2018

Dhomat e Tregtisë kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët përsa i përket ngjarjeve të fundit lidhur me taksimin në Rrugën e Kombit.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka në fjalën e tij i ka konsideruar si të papranushme veprimet e protestueve në djegien dhe dëmtimin e një sipërmarrjeje private.

“Për mirëmbajtjen e Rugës së Kombit duhen 250 milionë euro dhe taksimi është i nevojshëm, ne do të këmbëngulim që të ketë rishikim në lehtësimin e tarifës për përdoruesit ekonomik dhe tregtarët me frekuencë të lartë”, është shprehur Nikolin Jaka.

Luan Bregasi presidenti i “Buzines Albania” ka sjellë në kujtesë fjalën e kryeministrit Rama, që do të ketë një rishikim të taksimit pas 6 muajsh për të gjithë tregtarët që janë frekuentues të rregullt të Rrugës së Kombit.

“Kemi pasur takim me firmën koncesionare e cila na informoi mbi mundësitë dhe hapësirat që mund të ketë sipërmarrja”, është shprehur Luan Bregasi.

Deklarata e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë:

“Dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne e neglizhojmë këtë fakt atëherë secili prej nesh duhet ta braktisë këtë vend. Nëse themi do kundërshtojmë një taksë pa bërë analizë, hajde ta kundërshtojmë pa bërë analizë.

Rruga e Kombit është tashmë një procedurë 10 vjeçare e dështuar, nuk është hera e parë që tentohet të jepet me koncesion. Sipërmarrja shqiptare është normalisht e orientuar për sa më pak tarifa, jemi të orientuar për kosto të lira, por duhet të bëjmë edhe analizën e sipërmarrësit investues i cili është njëri prej nesh.

Nëse i hidhemi në sulm një sipërmarrësi që ka financuar nj shumë të konsiderueshme në këtë objekt koncesioni, atëherë ne i bie që mbajmë njërën anë. Ajo që kemi takuar sot në takim me koncesionarin ka qenë që të ketë favorizim dhe ulje të ndjeshme të taksës për përdoruesit e shpeshtë e cila do të bëhet pas 6 muajsh. Dënojmë rëndë vandalizmin dhe mbështesim sipërmarrësit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438