INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimet e protestuesve ‘ të Kukësit’, çfarë ndodh tek Drejtoria e Policisë Tiranë [VIDEO]

Arrestimet e protestuesve ‘ të Kukësit’, çfarë ndodh tek Drejtoria e Policisë Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 11:50 02-04-2018

Prej më shumë se 24-orësh vijon protesta e qytetarëve para Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Ata kërkojnë lirimin e 23 personave të arrestuar për protestën e zhvilluar këtë të shtunë tek ‘Rruga e Kombit’.

Policia ka zhvendosur protestuesit nga trotuari në rrugë, duke u bërë shkak për bllokimin e qarkullimit normal të makinave.

Fillimisht protestuesit qëndruan në trotuar, por policia ka kërkuar zhvendosjen, me justifikimin se bllokojnë kalimin e qytetarëve të tjerë.

Pas akteve të dhunës në “Rrugën e Kombit” kundër vendosjes së taksës për automjetet, 23 protestuesit e arrestuar do të dalin nesër përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, 10 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit.

Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike.

Kujtojmë se këtë të shtunë gjatë protestës qytetarë të shumta hodhën gura, i vunë flakën sporteleve ku pritet të paguhet edhe taksa e Rrugës së Kombit, arsyeja se përse ata vendosën të protestojnë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221