INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga vrasja në Bari. Autorët ishin me ngjyrë dhe e vranë se mbrojti një vajzë [FOTO]

Detaje të reja nga vrasja në Bari. Autorët ishin me ngjyrë dhe e vranë se mbrojti një vajzë [FOTO]

Publikuar më: 12:29 02-08-2018

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i shqiptarit mbrëmjen e djeshme në Bari, Itali.

Mësohet se viktima 23-vjeçare është identifikuar si Viktor Picaku.

I riu u qëllua nga pas me disa plumba teksa ka qenë në sheshin e qytetit.

Plumbat e kapën të riun në kokë dhe mushkëri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas dëshmive të dëshmitarëve, autorët e kanë qëlluar teksa kanë qenë duke ecur me një motor dhe në mënyrë të papritur.

Ditën e sotme policia italiane ka zbuluar disa detaje të reja.

Sipas hetimeve të para, autorët e kanë ndjekur 23-vjeçarin dhe më pas e kanë qëlluar për vdekje.

Policia po heton në pistën e motive pasionate. Mendohet se viktima ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se ata janë dy persona me ngjyrë.

Picaku-1.jpgauto_3211664_a659d5_849x6361533191712_copy.jpg09a7c1bc37a3fdd10fe895024e4516f0_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008