INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
E zë korrenti teksa po tentonte të rilidhte energjinë elektrike,  vdes babai i 8 fëmijëve

E zë korrenti teksa po tentonte të rilidhte energjinë elektrike, vdes babai i 8 fëmijëve

Publikuar më: 10:40 02-08-2018

Një 51-vjeçar nga Shkodëra ka humbur jetën aksidentalisht ditën e sotme teksa ka qenë duke rilidhur energjinë elektrike.

Mësohet se viktima është shtetasi Frrok Bregu, babi i 8 fëmijëve.

Viktima, i cili jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike ka tentuar të rilidh energjinë elektrike në shtyllë por kontakti me rrymën ka rezultuar fatale për të.