INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje/ 18-vjeçarja vdes pas operacionit, nisin hetimet ndaj kirurges [FOTO]

Detaje/ 18-vjeçarja vdes pas operacionit, nisin hetimet ndaj kirurges [FOTO]

Publikuar më: 13:27 10-07-2017

Një adoleshente ka humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Ketjona Ibrahimi 18 vjeçe nga Gramshi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dy ditë më parë.
Sipas deklaratave të familjarëve më 8 korrik rreth orës 3 të natës e reja është zgjuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe gjakderdhje.

Të alarmuar i janë drejtuar spitalit të Gramshit, por duke qenë se gjendja e të resë paraqitej e rëndë, ajo është dërguar me urgjencë në Elbasan.
Pasi i bënë një qetësues dhe analizat e futën menjëherë në sallën e operacionit, dhe rreth 7 të mëngjesit u deklarua se e reja ka ndërruar jetë.
Familjarët pas ngjarjes kanë drejtuar gishtin drejt mjekëve për pakujdesi në mjekim.

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht dhe po heton në gjendje të lirë një kirurge për mjekim të pakujdesshëm. Policia bën me dije se mjekja me iniciale J.K 43 vjeç bëri ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja 18-vjeçare Ketjona Ibrahimi, ditën e shtunë më 8 korrik.

Grupi hetimor i policisë po kryen veprime në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

ketijonaa-720x445.jpg

10952271_1391629371142889_4115795201965007504_n.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994