INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmimet në qershor më të shtrenjta, rritet dhe inflacioni

Çmimet në qershor më të shtrenjta, rritet dhe inflacioni

Publikuar më: 11:56 10-07-2017

Në qershor shtrenjtimi i ushqimeve rriti inflacionin. Çmimet e ushqimeve dhe lëndëve djegëse kanë shënuar rritje përgjatë muajit të parë të verës, duke bërë që ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit të jetë 2,2 %. Sipas INSTAT një vit më parë në të njëjtën preiudhë çmimet kanë qenë më të lira për konsumatorët, teksa ky ndryshim ishte 1,2 %. Rritja pritet të vazhdojë edhe në muajin korrik, teksa shumë produkte janë shtrenjtuar për shkak të thatësirës, por edhe mbarimit të sezonit. Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore, krahasuar me muajin Qershor të 2016: rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,1 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 0,8 %, “transporti” dhe “shërbimi arsimor” me 0,7 %, “argëtim dhe kulturë” me 0,6 %, etj.

Article Logic
Execution time: 0.0033841133117676