INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Destinacionet e nënvlerësuara në botë, amerikanët promovojnë Sarandën

Destinacionet e nënvlerësuara në botë, amerikanët promovojnë Sarandën

Publikuar më: 09:40 13-06-2018

Saranda, qytet në jug të Shqipërisë, është i njohur për vendet arkeologjike, si dhe për plazhet e saj vijon të marë vëmendjen e mediave të rëndësishme. Në një artikull të botuar dy ditë më parë, me titull ‘40 nga destinacionet më të nënvlerësuara të udhëtimit nëpër botë’, Riviera shqiptare cilësohet si një ndër destinacionet më interesante, që gërsheton historinë përmes siteve të mbrojtura nga UNESKO bashkë me plazhin e bukur duke dashur që ajo të bëhet sa më atraktive.

'’Një vendpushim ideal në Rivierën Shqiptare, që njihet edhe për rrënojat arkeologjike. ’’Kështo do të citonte shkrimi i amerikanes ‘Thisinsider’, në hapësirën e tyre dedikuar destinacioneve turistike ku i kanë rezervuar një kënd edhe Shqipërisë, përkatësisht qytetit bregdetar të Sarandës. Duke vlerësuar bukuritë e këtij qyteti, plazheve dhe siteve arkeologjike në këtë shkrim janë përmendur eshtrat e një sinagoge të shekullit të 5 në qytet, qytetërimi lashtë i Butrintit pjesë e UNESCO-s, por edhe plazhet e bukura të Pulëbardhës, Pasqyrave etj.

“Fotot e një shokut tim që kishte dalë në Plazhin e Pulëbardhës ishin shtysë për vizitën time në Shqipëri dhe kjo vizitë ia vlente kaq shumë”, shkruan një shtetas amerikan, si një përdorues i TripAdvisor.

Si një bonus shtesë, thotë më tej shkrimi i ‘Thisinsider’, ishulli grek i Korfuzit është shumë pranë, mund të aksesohet me vetëm një udhëtim të shkurtër me traget.Ndër destinacionet e tjera që artikulli përmend janë nga Karaibet në Japoni, nga Sllovenia në Afrikën e Jugut, nga Teksasi në Danimarkë, nga Kanadaja në Malajzi etj

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768