INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

Dështon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

Publikuar më: 15:22 26-12-2018

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga dy partitë opozitare LDK-ja dhe VV-ja për të diskutuar për draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të propozuar nga qeveria ka dështuar. Fillimisht seanca e cila ishte planifikuar të niste në ora 10:00, por punimet nuk filluan për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit qeveritar. Pas kësaj LDK e VV kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë adresuar kritika për mazhorancën. Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti papërgjegjësi të madhe. Ndërsa Glauk Konjufca, shef i GP të VV-së, tha se ky bojkot shpërfaq strategjinë e kësaj mazhorance. “Kemi kërkuar të shqyrtohet ky dokumenti 30 faqësh për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Për ne ka qenë jetike sepse kjo marrëveshje përmban shumë defekte, kemi dashur ta hapim përball kryeministrit dhe ministrave këtë çështje. Por ka disa herë që mazhoranca po aplikon strategjinë e bojkotit. Sot ata e treguan fytyrën e vërtetë, opozita erdhi në sallë, 1 orë e gjysmë pritëm, pushteti nuk ishte, është papërgjegjësi. Kjo po tregon që pushteti e ka marr drejtimin që të shkelin opozitën në këtë mënyrë, që zëri i opozitës mos të dëgjohet”, tha Konjufca

Article Logic
Execution time: 0.0022940635681152