INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon samiti mes Trump dhe Kim Jong-un, asnjë marrëveshje mes liderëve

Dështon samiti mes Trump dhe Kim Jong-un, asnjë marrëveshje mes liderëve

Publikuar më: 11:38 28-02-2019

Ka dështuar samiti i shumëdiskutuar mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Mediat e huaja raportojnë se samiti i nivelit ta lartë përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Njoftimi u bë këtë të enjte në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë. Konsultimet nuk sollën “asnjë ujdi”, theksohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Edhe dreka e planifikuar, si edhe dreka e përbashkët u anuluan.

Trump dhe Kim debatuan për rrugë të ndryshme për denuklearizimin e Koresë së Veriut. Presidenti amerikan kishte theksuar perspektivën e mbështetjes ekonomike për Korenë e Veriut, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Megjithatë Shtëpia e Bardhë tha se ishte një takim shumë i mirë dhe konstruktiv në Hanoi. Mediat shkruajnë se presidenti amerikan ka refuzuar kërkesën e Koresë së Veriut për të hequr sanksionet. Por të dyja palët, delegacioni amerikan dhe ai i Koresë së Veriut do të vazhdojnë bisedimet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266