Ndryshe nga 2018 ku bizneset frenuan marrjen e kredive dhe më shumë kanë marrë qytetarët e thjeshtë këtë fillim viti ata kanë nisur të marrin para hua në banka.
Banka e Shqipërisë, raporton se stoku i huasë në fund të muajit janar arriti në rreth 537 miliardë lekë, me një rritje prej 0.72% në raport me fundin e muajit dhjetor.
Rritja ka ardhur në pjesën më të madhe si rrjedhojë e zgjerimit të huadhënies në valutë për bizneset. Kredia në valutë për sipërmarrjet u rrit me gati 2% në janar, në krahasim me muajin e mëparshëm. Ndërsa huaja për të njëjtën kategori në lekë ra me 0.7% për të njëjtën periudhë.
Po nga ana tjetër bizneset nuk kanë dëgjuar këshillën e Bankës së Shqipërisë, e cila një vit më parë nisi një strategji për de-euroizimin e ekonomisë, me synim uljen e përdorimit të euros në ekonomi, si në drejtim të depozitave ashtu dhe të kredive.
Sipërmarrjet private mbajnë rreth 60% të stokut të totalit të huasë që është dhënë në vend. Ndërsa huaja për individët shënoi një rritje më të lehtë, me rreth 0.4%, e nxitur si nga monedha vendase ashtu dhe nga valuta.
![Bizneset këtë fillim viti po nisin të marrin më shumë kredi, me sa duket po shtojnë investimet[VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/85d12f0c73fa4b2a73d28f044f045c89_L.jpg)