INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dëshmitari X' rrëfen 5 orët në Prokurori: Jo hakmarrje ndaj Agron Xhafajt, por detyrim

'Dëshmitari X' rrëfen 5 orët në Prokurori: Jo hakmarrje ndaj Agron Xhafajt, por detyrim

Publikuar më: 12:06 19-05-2018

Ka qëndruar për rreth 5 orë ditën e premte në Prokurori Albert Veliu ose i njohur ndryshe si dëshmitari X, ku ka dhëne sqarime për video dëshminë e tij publikuar nga PD.

Në një intervistë për “Panorama”, Veliu rrëfen edhe njëherë arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë akt ndaj ish-shokut të tij, Agron Xhafaj. Sipas Veliut, rrëfimi i tij për veprimtarinë e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, janë detyrime që Agroni duhet t’i shlyente ndaj tij pas daljes nga burgu.

Për të gjitha detajet dhe faktet e përmendura në intervistën e publikuar nga PD këtë të enjte, Prokuroria e Krimeve të Rënda e mori për 5 orë në pyetje Albert Veliun. Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, Veliu ushoqërua nga avokatët Ivi Kaso dhe Artan Murrizi, të cilët e kanë pritur rreth pesë orë që klienti i tyre të përfundojë seancën e marrjes në pyetje.

Sipas burimeve nga Prokuroria, Velu ka dhënë dëshminë përpara prokurorit të çështjes, Përparim Kulluri. Të njëjtat burime sqarojnë se Veliu u ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, se regjistrimi është autentik dhe se zëri është i tij.

Për t’u siguruar për versionin e tij të dëshmisë, prokurori ka marrë edhe një regjistrim të zërit të dëshmitarit, që të bëhet krahasimi me audio-regjistrimin. Kujtojmë se dy ditë më parë, ai është marrë në pyetje edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Konkretisht, Veliu ka dhënë deklarime përpara prokurorit Genc Qana, që ka në dorë dosjen e kallëzimit të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD-së, të cilët bënë publike videon.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338