INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Bosi’ i prostitucionit në Shkodër, prokuroria çon dosjen në gjyq [FOTO]

‘Bosi’ i prostitucionit në Shkodër, prokuroria çon dosjen në gjyq [FOTO]

Publikuar më: 11:59 19-05-2018

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dosjen e grupit të prostitucionit të drejtuar nga Rinard Tata.
Pas përfundimit të hetimit nga organi i akuzës së Shkodrës, banda me 11 pjesëtar akuzohet ka rektuar prej vitesh disa vajza të cilat i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele të qytetit të Shkodrës.
Më pas paratë e fituara nga veprimtaria kriminale i riciklonin në aktivitete tregtar dhe ndërtimi.

frederik-tata.jpg

Këta persona janë:

1. I pandehuri Rinard Tata ( alias Federik Tota ), lindur dhe banues ne Shkodër, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të:
1. “Shfrytëzim i prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem të disa femrave.
2. “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ parashikuar nga neni 115 i K.Penal.
3. “Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare “parashikuar nga neni 170/ç i K.Penal.
4. “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale “parashikuar nga neni 287 te K.Penal, duke ricikluar ne aktivitetin e tij privat, dhe ndërtimtari paratë e përfituara nga shfrytëzimi i prostitucionit.
5. “ Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike “ parashikuar nga neni 137/2 te K.Penal , për qëllime biznesi.
6. “Ndërtimi i paligjshëm “ parashikuar nga neni 199/a/1 te K.Penal , pasi ka ndërtuar 3 kate mbi pronën e tij ekzistuese.
2. E pandehura Sunila Mehja , e bija e Qemalit dhe Fejzies, lindur dhe banuese ne Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale te:
1. “ Shfrytëzimit te prostitucionit “ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem te disa femrave.
2. “Mbajtja e lokaleve për prostitucion “ parashikuar nga neni 115 i K.Penal .
3. I pandehuri Kastriot Musa, lindur ne Barbullush, Shkodër, i arrestuar, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale te:
“Shfrytëzimit te prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal , ne dem te disa femrave.
4. E pandehura Ardita Muça, lindur e banues ne Shkoder, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale te:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
5. E pandehura Angje Ndrecaj, lindur dhe banuese ne Manati, Lezhë, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale te:
“ Prostitucionit" parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
6. E pandehura Anita Lleshi, lindur ne Burrel dhe banuese ne Kamez, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale te:
“Prostitucioni“, parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
7. E pandehura Albana Musa, lindur ne Korçe dhe banuese ne Bushat, Vau Dejes, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale te:
“Prostitucionit" parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
8. E pandehura V.H, e hetuar në gjendje të lirë, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale te:
“Prostitucioni“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
9. I pandehuri E.L, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale te:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal.
10. I pandehuri E.C, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale te:
“Prostitucionit" parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .
11. I pandehuri M.P, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale te:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .
Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe ”TATA”, e ndodhur në Lagja ”Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata.

tata.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283