INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti, ‘Nuk hyjmë në krevatin tuaj tresh, Edi mjaft me letra dashurie për Luljetën’

Deputeti, ‘Nuk hyjmë në krevatin tuaj tresh, Edi mjaft me letra dashurie për Luljetën’

Publikuar më: 12:02 13-06-2019

Deputeti nga listat e LSI-së, Ralf Gjoni e ka quajtur teatër dhe cirg seancën e sotme parlamentare. Ai tha se krerët kryesor vetëm po bëjnë teatër. Ai i shpalli një sfidë Edi Ramës. “Ne nuk kemi dëshirë të hyjmë në krevatin tuaj tresh. Edi ke vetëm një fije shprese të rehabilitohesh e të hysh në histori, dil nga krevati, bëj një mea kulpa, dil këtu në shesh të burrave, zotohu se brenda 30 nëntorit do të votoni ndryshimin e sistemit. Mjaftë më me letra dashurie për Luljetën, mjaftë me flirtime me Ilir Metën, mjaft u trembe nga Sali berrisha", tha ai.

"Trego këllqe, duke votuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, trego këllqe të ndryshojmë bajraktarët, ja ku jemi të pavarur, të papërlyer, jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje me një kod të ri zgjedhor. Kjo që ndodh sot është cirk, teatër, ju vetëm provokoni sherre”, tha Gjoni.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771