INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Nëse gruaja juaj…’, Hajdari i bën disa pyetje Metës dhe akuzon tre palët: Doni vetëm....

‘Nëse gruaja juaj…’, Hajdari i bën disa pyetje Metës dhe akuzon tre palët: Doni vetëm....

Publikuar më: 10:57 13-06-2019

Deputetja Rudina Hajdari në Kuvend i ka drejtoi disa pyetje Presidentit, Ilir Meta. Ajo i ka akuzuar të gjithë, edhe mazhorancën edhe opozitën se janë bërë palë me njëra-tjetrën që kur zgjodhën Ilir Metën President dhee gjitha çfarë po ndodh tani, sipas saj, është që PS, PD dhe LSI të zgjasin sa më shumë pushtetin e tyre.

“Dua të di pse Presidenti mori këtë vendim. Pse mendon se me këtë veprim ai zgjidh krizën? Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti, a nuk është ky konflikt i pastër personal? Pse e zgjodhët Metën President? Donit të zgjasnit jetëgjatëisinë e tij politike. Me çfarë kredencialesh e zgjodhët ju Metën President? Pse nuk bëtë një mocion për debat në atë kohë, që gruan ta ketë kryetare të Partisë së tij dhe vetë u bë President? Mazhoranca u bë palë me opozitën, sepse nuk iu intereson fare për Shqipërinë”, tha Hajdari ndër të tjera.

Një thirrje Hajdari ia bëri qytetarëve. “Kjo bëhet që këta të ulen bashkë dhe të zgjasin pushtetin e tyre, të vazhdojnë të njëjtin film si deri tani. Kaq mund t'ju them se çfarë bëjnë politikënt në Shqipëri. Është koha që populli shqiptar t’i mbyll perden për ta parë këtë shfaqje. Është koha që të mos i votojnë më këta njerëz”, tha Hajdari.

Sa i përket dekretit, ajo tha se është vetëm Gjykata Kushtetuese që mund të marr vendim.

Article Logic
Execution time: 0.0029327869415283